Ajo ishte pozitive në Covid-19, stres, lodhje, mbase shqetësimi për infektimin e njerëzve të tjerë.
Advertisements
Ishte një gjest ekstrem, i dëshpëruar, i një infermiere nga spitali “San Gerardo” në Monza që kreu vetëvrasje.
Lajmi është dhënë nga Federata Kombëtare e Urdhrave të Infermierisë (Fnopi), e cila shpreh dhimbjen në emër të 450 mijë profesionistëve të pranishëm në Itali.
Advertisements
“Shprehim të gjithë dhimbjen dhe shqetësimin e infermierëve për vdekjen e koleges së re dhe të të gjithë 450 mijë profesionistëve të Italisë që po luftojnë të bashkuar rreth familjeve, miqve e kolegevë të tyre”, thuhet në reagim.
Daniela Trezzi, infermiere 34-vjeçare, punonte në njësinë e kujdesit intensiv të “San Gerardo” në Monza, një nga frontet kryesore italiane të pandemisë, kur vendosi të bënte vetëvrasje.
“Ilmessaggero” shkruan se stresi gjatë punës dhe shqetësimi i infektimit të njerëzve të tjerë pasi edhe ajo rezultonte e prekur me koronavirus ishin disa nga arsyet që e çuan drejt aktit ekstrem. Një reflektim që ndajnë edhe kolegët infermierë që ishin afër saj.
E testuar pozitive dhe e vendosur në karantinë me simptoma, ajo shprehu “një stres të rëndë nga frika e infektimit të të tjerëve”, shpjegon “Fnopi”.
Ky është rasti i dytë në vetëm pak ditë. Një javë më parë një infermiere tjetër kreu vetëvrasje në Venecia. “Një ngjarje e ngjashme ka ndodhur me të njëjtat arsye themelore – komenton Federata – dhe madje edhe nëse shpresojmë ndryshe, në këto kushte stresi dhe mungesë të stafit, rrezikon të mos jetë e fundit”.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!