Mjeku Pipero paralajmëron: Do të infektohet 60% e popullsisë nëse …

Mjeku i njohur nfeksionist, Pëllumb Pipero, tha sot në mbrëmje se nëse nuk zbatohen masat kufizuese, 60% e popullsisë në Shqipëri mund të infektohet nga koronavirusi.

Advertisements

Në një lidhje për emisionin “Opinion”, Pipero theksoi se nëse zbatohen rregullat, skenari më i keq do të ishte se 30-40% e qytetarëve do të jenë në kontakt me virusin.

Ai tha se nëse Wuhani do të ishte mbyllur një ditë më parë seç ndodhi, do të kishte 40% më pak të infektuar.

Advertisements

Mjeku tha:

Ajo që mendoj unë se sa përqind e popullsisë do të bien në kontakt me virusin, jo do të infektohen, varet shumë nga respektimi i masave të vendosura nga qeveria. Nëse këto masa do të respektoheshin mirë atëherë unë do të thoja që në rastin më të keq do të kishim një ekspozim të 30-40% të popullsisë. Në rast se masat nuk do të zbatohen ekspozimi do të ishte mbi 60% e popullsisë. Në Kinë rastet e para u deklaruan në 21 shkurt dhe në datë 23 Wuhani u bllokua. Nga studimet e fundit tregohet se nëse Wuhani do ishte mbyllur një ditë më parë, 40% e popullsisë më pak do të ishin infektuar.

Mjeku përsëriti sërish thirrjet e tij për të mos u ekspozuar, duke u shprehur se të gjithë janë të rrezikuar nga Covid-19.

Pipero theksoi se komplikacionet mund të ndodhin edhe te moshat e reja.

Ai shtoi:

Thënë ndryshe është ajo që kam përmendur, nga ky virus askush nuk përjashtohet. Definitivisht asnjë nuk është i përjashtuar, komplikacionet mund të ndodhin edhe në moshat e reja. Të përpiqemi maksimalisht duke u mbrojtur duke mos u ekspozuar. Kolegët në Itali kanë konstatuar se moshat e reja ndoshta janë më të ekspozuara dhe ndoshta marrin një njësi të madhe virusesh në njësinë e kohës.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakTirana në shtetrrethim, por puna tek Unaza e Re vazhdon ditë e natë me makineri të rënda
Artikulli tjetërRezultoi e prekur me koronavirus, infermierja e re i jep fund jetës nga frika se…