Një tufë lule të mbështjellë me maskë, çifti i mjekëve s’e harrojnë 15-vjetorin e njohjes as në kohën e Covid-19, urimi special që i bëjnë njëri-tjetrit

Përmes statuseve dhe fotove në rrjetet sociale, Andi dhe Nada kanë zgjedhur të urojnë njëri-tjetrin, për 15 vitet që kanë kaluar së bashku.

Advertisements

TIRANË– Një çift doktorësh, që prej kaq shumë ditësh ndodhen tashmë në vijën e parë në luftën kundër Covid-19, nuk e kanë harruar datën e njohjes së tyre. Përmes statuseve dhe fotove në rrjetet sociale, Andi dhe Nada kanë zgjedhur të urojnë njëri-tjetrin, për 15 vitet që kanë kaluar së bashku.

Ka qenë Nada, e cila është mjeke pediatre në Kamëz, e cila pasditen e sotme ka uruar parnterin e saj për 15-vjetorin e njohjes. Bashkëshorti i saj, Andi ja ka kthyer këtë surprizë në të njëjtën mënyrë, me anë të Facebook. Këtë histori e ka treguar gazetarja Manjola Zeka, me anë të një statusi në profilin e saj.

Advertisements

“Keta te dy, jane miqte e mi me te mire. Andi dhe Nada. I kam prane gjithmone, ne gezim apo hidherim. I du fort. Me zemer ju uroj cdo gje te bukur ne jete, ashtu sic e kane dhe shpirtin, bashke me princeshe Erlen. Kane te njejtin profesion, jane mjeke. Keto dite kam qene ne merak per ta. Andi eshte Mjek Reumatolog ne Lushnje ( prej 6 vitesh iken ne mgjes dhe kthehet pasdite ne Tirane) dhe Nada eshte Mjeke Pediatre ne Kamez( ambulanca Laknas). Edhe sot si cdo dite, kane dale nga shpia heret, ne rruge te ndryshme, por me te njejtin qellim. Te sherojne dhe shpetojne sa me shume jete njerezish. Por, diku nga paraditja Nada ka gjetur nje menyre origjinale per te uruar dashurine e saj ne kete 15 vjetor te lidhjes se tyre. Rrofte teknologjia. Kjo surprize e bukur, nuk perfundon ketu. Cdo gje eshte izoluar keto dite, por lule lendinave ka plot. Andi kthen “borxhin” . Nje tufe bio… Dhe nje maske ne mes… Nadushe&Andi ta gezoni kete 15 vjetor. Ju meritoni gjithe te mirat e botes! Ju perqafoj ( ne kushte normale do mblidheshim ndryshe),”– shkruan Zeka në Facebook.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 123, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 5. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Lezhë, Has dhe Berat. Edhe pse qytetarët sot e kanë të lejuar që të dalin deri në orën 13:00 nga shtëpia, radhë pafund janë shënuar tek trugu Agro-Kulturor dhe në spitalin Onkologjik. Ndërkohë kryeministri Edi Rama dje u shpreh se këtë javë do të ketë një “bum” të infektuarit si pasojë e kurbës natyrale të virusit. Ai bëri thirrje për respektimin e masave ndryshe do të vihet në zbatim “ligji i luftës”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Europa do të marrë fund me koronavirusin”, shkrimtari italian Roberto Saviano bën parashikimin e papritur, vendin e tij e quan të dobët
Artikulli tjetërLajm i Fundit/ Gjendet një person i asfiksuar në Durrës