“Situata është serioze”, Pipero: Shifrat në rritje në javën e tretë dhe të katërt

Java e tretë dhe e katërt është periudha ku koronavirusi shpërthen më së shumti, e ndërsa Shqipëria sa është futur në këtë pikë kritike. Kështu deklaroi mjeku i njohur Pëllumb Pipero, ndërsa njoftoi qytetarët që të vetëndërgjegjësohen, pasi Shqipëria është përball ‘stuhisë’ së COVID-19.

Advertisements

Teksa e demostroi këtë me një grafik të zhvillimit të sëmundjes, mjeku tha se në fillim të javës së tretë rritet numri i të prekurve. Në rast se shqiptarët i kanë zbatuar rregullat, numri i të prekurve është i ulët.

“Unë kam një grafik të zhvillimit të sëmundjes. Në fillim të javës së tretë rritet numri i të prekurve. Kolegët nëpër botë, e quajnë fillimi i stuhisë. Në rast se shqiptarët i kanë zbatuar rregullat, numri i të prekurve është i ulët. Në këtë situatë është mjaft e vështirë ta parashikosh”, u shpreh mjeku në emisionin “Open”.

Advertisements

Më tej ai bëri dhe një parashikim se në javën e dytë të prillit, do këtë një zbutje të përhapjes dhe të masave po ashtu. “Fundi i marsit dhe java e prillit do të fillojë të thyhet epidemia. Unë besoj fort. Unë besoj se në javën e dytë të prillit, masat do të zbuten. Kjo bazohet mbi studimet e epidemive të mëparshme. Ky është një virus respirator, dhe nuk besoj se do t’i shmanget këtyre parashikimeve. Situata është shumë serioze, por jo e rëndë”, tha Pipero.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKoronavirus/ Humb jetën 13 vjeçarja në Panama, një nga viktimat më të reja në botë
Artikulli tjetër“Gino, vjen na jep një dorë? Vdes mjeku pensionist që u kthye të ndihmonte kolegët!!