Dosja.al mëson se 26-vjeçari i familjes Dhima ka rezultuar pozotiv në testin e bërë për Covid-19 dhe është tranportuar për në spitalin Infektiv për të marrë trajtimin e nevojshëm.
TIRANË– Një nga rastet e konfirmuara me koronavirus ditën e sotme është djali i deputetes së PS-së, Antoneta Dhima. Dosja.al mëson se 26-vjeçari i familjes Dhima ka rezultuar pozotiv në testin e bërë për Covid-19 dhe është tranportuar për në spitalin Infektiv për të marrë trajtimin e nevojshëm.
Advertisements
Ndërkohë e gjithë familja e deputetes së PS-së është futur në karantinë.
Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 104, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 4. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Vlorë e Shkodër. Qytetarët sot e kanë ndaluar që të dalin pas orësh 13:00 nga shtëpia, ndërsa lëvizja ka nisur që në 5 të mëngjesit pasi ka hyrë në fuqi “ligji i luftës.” Kryeministri Edi Rama njoftoi se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Ndërkohë që në rrugë ka dalë ushtria dhe Policia.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!