Në fshatin britanik të Eyamit, shenjat e koronavirusit janë kudo. Dyqani kryesor është mbyllur sepse, nga sa shpjegon një shënim në dritare pronarët kanë probleme të tjera shëndetësore që mund ta rrezikojnë gjendjen e tyre me koronavirusin; muzeu është i mbyllur pasi shumë nga vullnetarët e tij janë tek të shtatëdhjetat; familja e vetë drejtorit është në izolim. Gruaja e priftit, Mike Gilbert, ishte personi i parë këtu që u diagnostikua me Covid-19 javën e kaluar.
Advertisements
Nëse ka ndonjë vend të planetit që arrin ta kuptojë çfarë nevojitet për të mposhtur një sëmundje vdekjeprurëse, ai është pikërisht ky komunitet I vogël I Derbyshire me 900 njerëz. Ishte këtu, gjatë njërit prej episodeve më të tmerrshme dhe heroike të historisë angleze, që fshatarët morën vendimin, sot tejet të famshëm, të vetëkarantinoheshin gjatë shpërthimit të murtajës bubonike në vitet 1665-66. Për gjashtë muaj, ata u mbyllën brenda për të ndaluar përhapjen e sëmundjes që kishte mbërritur nga Londra përmes pleshtave të mbetur në rroba, me qëllimin të mos lejonin shtrirjen e mëtejshme të saj në veri. Kur gjithçka përfundoi, më shumë se 260 vetë nga 700 që ishte atëherë popullsia e tij, qene shuar.
Familjet e tëra u zhdukën. Një grua, Elizabeth Hancock, humbi burrin e saj dhe gjashtë fëmijët brenda vetëm 8 ditëve. Meqenëse rregullat e kohës për murtajën diktonin që familjet duhej të varrosnin të vdekurit e tyre, ajo u detyrua të gërmonte varret e tyre. Por strategjia rezultoi një sukses: sëmundja – e cila në fund vrau mbi 100,000 vetë në kryeqytetin britanik- u frenua. Skenari i tmerrshëm që ajo të mbërrinte në qytetet aty pranë, Bakewell, Manchester dhe Sheffield, u shmang. Mijëra jetë u shpëtuan prej atyre që sakrifikuan veten në Eyam. «Ishte një akt guximi përtej asaj që njerëzit mund të kuptojnë”, thotë prifti Gilbert.
Advertisements
E ndonëse ajo ngjarje është pjesë e historisë, nuk vonoi që të hiqen paralele edhe me pandeminë e sotme të koronavirusit, dhe banorët e zonës thonë se duhen nxjerrë mësime nga ai episod.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!