Ema, vogëlushja 12 vjeçare me koronavirus në respirator po lufton për jetën

Ema, një vajzë 12 vjeçe po lufton për jetën në spitalin e Atlantas pasi u testua pozitiv me koronavirus, bëjnë të ditur të afërmit e saj.

Advertisements

Justin Anthony, kushëriri i tha CNN se Ema ishte diagnostikuar me pneumoni më 15 mars dhe kishte rezultuar pozitiv nga koronavirusi të premten në mbrëmje,

Ndërsa të shtunën ishte vendosur në respirator dhe gjëndja e saj është stabël, tha ai, transmeton Ora News.

Advertisements

Ema nuk kishte pasur më përpara simptoma. Gjithashtu as nuk kishte udhëtuar kohët e fundit dhe nuk dihet si mund të jetë infektuar nga koronavirusi.

Spitali i Atlantas në pavionin e kujdesit për fëmijët konfirmoi se kishte një pacient pozitiv me COVID-19 por nuk pranoi të japë më shumë detaje për shkak të privatësisë.

Ekspertët e shëndetësisë deklarojnë se kjo sëmundje kryesisht prek të moshuarit dhe personat me problem shëndetësore, ndërsa fëmijët kryesisht janë përhapës të virusit por në përgjithësi ata e kalojnë butë nëse sëmuren.

Ndërkohë që nga 45 mijë rastet pozitive në Kinë më 11 shkurt, vetëm një vdekje u shënua nën moshën 20 vjec, dhe nuk kishte vdekje mes fëmijëve nën moshën 10 vjece.

Nga 731 raste të konfirmuara dhe 1 421 të dyshuara të fëmijëve me COVID-19, vetëm një fëmijë 14 vjec humbi jetën, sipas një studimi që pritet të publikohet në qershor nga gazeta e Pediatrisë.

Ndërkohë një raport i publikuar të mërkurën nga Qendra amerikane për kontrollin e sëmundjeve dhe parandalimin e tyre tregon se në SHBA 20% e të shtruarve me COVID janë të rinj të moshës 20-44 vjec.

Anthony it ha CNN se kishte qenë e ëma e Emmas që kishte dashur të bënte publike historinë e vajzës së saj me qëllim që njerëzit të ndërgjegjësohen.

“Cdo kush thoshte se nuk prek të vegjlit por ja një 12 vjecare po lufton me jetë. Njerëzit duhet të praktikojnë distancimin social. Duhet të kujdesen për fëmijët e tyre. Duhet ta marrin seriozisht”

Të shtunën në Georgia u konfirmuan 500 raste të reja përfshi dhe 20 vdekje.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakViktima sonte nga koronavirusi ishte në Sanatorium, infektohen edhe 7 mjekë
Artikulli tjetërTre viktima nga koronavirusi në vend, mjeku Kalo ka apel të fortë: Jeta e çdo shqiptari është e paçmimtë, ndaj…