Pak orë pasi në Itali mbërritën 9 avionë ushtarakë me pajisje mjekësore dhe 180 mjekë epidemiologë e virologë nga Rusia, kanë nisur dhe shtete të tjera jashtë BE-SHBA të ofrojnë ndihmë.
Advertisements
Alitalia njoftoi sot se po nis avionin e saj më të madh transportues Boeing 777-300ER për në Shangai ku do të tërheqë pajisje mjekësore në sasi 160 metra kub, mes tyre 3 milionë maska. Ato pritet të mbërrijnë në Milano, të enjten 26 mars 2020.
Sakaq kanë mbërritur sonte në Milano 37 mjekë dhe 15 infermierë nga Kuba me një avion special të Alitalia nga Havana. Ata do të jenë në dispozicion të mjekëve për të punuar me ta në përballimin e situatës me koronavirusin.
Advertisements
Po ashtu pritet të mbërrijnë sonte nga Egjipti, 1.5 milionë maska, 40 mijë nga India, 2.5 milionë nga Brazili. Po sonte vijnë nga Kina edhe 1 milion maska.
Qeveria italiane duke njoftuar prurjet e reja të maskave tha se shumë shpejt do të kompletohen të gjitha bluzat e bardha dhe më tej edhe për të gjithë banorët e Italisë. /noa.al/
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!