“Vala është këtu. Kjo është një luftë, ajo do të zgjasë. Mbroni më të dobëtin dhe sistemin tonë shëndetësor, por gjithashtu menaxhoni ‘stresin’ e shoqërisë dhe të përgatiteni për të përballuar një krizë të paparë financiare, një krizë në ekonominë reale”, kështu u shpreh presidenti i Francës, Emmanuelle Macron në një deklaratë për mediat, referuar shpërthimit të koronavirusit.
Advertisements
Pandemisë e koronavirusit, tashmë ka vrarë më shumë se 560 njerëz në vend, ndërsa i ka marrë jetën edhe një mjeku.
Vdekja e parë e një mjeku në Francë
Advertisements
Një mjek humbi jetën, pasi u infektua me koronavirusin e ri, njoftoi sot Ministri i Shëndetësisë, Olivier Véran, duke shtuar se ishte se kjo ishte vdekja e parë në rangh mjekësh në Francë.
Viktima është një mjek urgjence nga Compiègne, në Oise, një nga departamentet e para që është prekur masivisht në Francë. Mjeku humbi jetën pas transferimit të tij në Lille.
Djali i viktimës tha sot: “Babai im sakrifikoi veten. Ai ishte në pension dhe mund të ishte ndalur, por ai vazhdonte të vinte sepse gjithmonë dëshironte të ndihmonte kolegët e tij. Ai punoi sepse e donte, ishte jeta e tij. Kjo është e padrejtë. Jemi të trishtuar dhe të zemëruar”.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!