Theu karantinën, lezhjani i shpëton për një qime gjobës, fshihet pas murit dhe ndjek policinë me bisht të syrit (Video)

Rastet kur qytetarët kanë thyer karantinën kanë qenë sporadike, 78 janë kapur nga policia, por disa kanë arritur të shpëtojnë, si në rastin e një të riu nga Lezha. I riu po lëvizte në rrugën e ‘Shtrausit’ në Lezhë sot rreth orës 16:30, kur i është fshehur policisë në një nga muret e një pallati.

Advertisements

Report Tv sjell pamjet, kur frika ndëshkimit e ka detyruar qytetarin të qëndrojë pas murit, teksa dy makina policie po patrullonin në rrugë, duke monitoruar situatën për zbatimin e urdhrit që kufizon lëvizjen e njerëzve dhe automjeteve. Sapo makinat e policisë kaluan, qytetari doli sërish në rrugë për të shkuar në destinacionin ku ishte nisur.

Qyteti i Lezhës është i boshatisur që prej orës 13:00 të së shtunës dhe qytetarët që nuk e kanë zbatuar urdhrin kanë qenë të paktë.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakRusia ndihmon Italinë, dërgon 9 avionë me materiale sanitare dhe mjekë
Artikulli tjetërKoronavirusi/ Në Itali mbërrijnë 52 mjekë kubanezë, priten si heronj në aeroport