“Babai im vdiq si qen! Dëgjojmë vetëm sirena e kembana zie!” Dëshmia rrënqethëse nga Italia

Mediat italiane kanë përcjellë dëshminë rrënqethëse të një gruaje e cila humbi pak ditë më parë babin e saj i infektuar nga COVID.-19.

Advertisements

Ajo është Roberta Zaninoni, e bija e një prej viktimave të shumta të regjistruara në komunat Alzano Lombardi e Val Seriana në rajonin e Lombardisë.

“Nuk është e drejtë që babai im të vdiste në këtë mënyrë, i vetëm si një qen”, shfryhet ajo e dëshpëruar.

Advertisements

Ai e shumë të tjerë vdiqën si qënër të vetëm, e janë sot një numër mes të shumtëve. Thonë se vdesin më shumë të moshuarit e të sëmurët. Ai ishte babai im , nuk ishte as i vjetër e as i sëmurë. Jetojmë zinë të vetëm pa asnjë pranë. Punonjësi i shërbimit funeral na tha se do na duhet të presim 2 o 3 javë për të bërë praktikën e krematoriumit të babait. I vetëm sot ai kishte mbullur 63 arkivole. Babai im është aty mes shumë arkivolesh e vështirë dhe ta gjesh”, rrëfen ajo.

Në qytezën Begamasche dëgjohen veç sirenat e ambulancave, “Në Val Seriana, thotë ajo, po vdesin të gjithë. Vdiq dhe kryetari i komunës e ishte mirë me shëndet. Kam miq me prindër të sëmurë e të terrorizuar në shtëpi, Kanë frikë.. Bej ta paktën 10 ngushëllime në ditë tek të afërm e miq. Dëgjojnë vetëm sirena ambulancash e këmbana zije”

“Pse nuk e shpallën që në fillim zonë të kuqe territorin tonë, denoncon ajo. Pse duhet të vdisnin gjyshërit e prindërit tanë?”

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPO! Mund të riinfektohen përsëri me Coronavirus. Virusi tek disa persona krijon probleme në zemër
Artikulli tjetërBE e braktisi, Italia i kërkon Rusisë ndihmë. Putin: Nisim menjëherë avionët me pajisje mjekësore