Presidenti Ilir Meta ka inspektuar ditën e sotme Shtëpinë e Pushimit të Ushtarakëve në Durrës, që është kthyer në një qendër karantinimi.
Advertisements
Përmes një statusi në “Facebook”, ai shprehet se kjo qendër i ka të gjitha kapacitetet për të pritur deri në 120 qytetarë me të gjitha standardet e sigurisë shëndetësore.
Kujtojmë që të infektuar në qytetin e Durrësit janë 5 persona, ku dy prej tyre po trajtohen në këtë qendër karantinimi.
Advertisements
Statusi i plotë:
Sot paradite inspektova Shtëpinë e Pushimit të Ushtarakëve në Durrës, që është kthyer në një qendër karantinimi të standardeve optimale.
Edhe pse një numër i pakët qytetarësh po trajtohen aktualisht, kjo qendër i ka të gjitha kapacitetet për të pritur deri në 120 qytetarë me të gjitha standardet e sigurisë shëndetësore.
Falenderoj të gjithë personelin ushtarak dhe shëndetësor për gatishmërinë e tyre shembullore!
SË BASHKU PËR TË MBROJTUR SHËNDETIN E ÇDO QYTETARI!
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!