“Vlonjatët sot do shajnë virusin nga motra”, Rama u nis mesazhin e prerë

Pas lajmeve që vijnë nga Vlora se banorët do të dalin në orën 19:00 të shajnë virusin nga motra, kryeministri Rama u ka nisur një mesazh të prerë, bashkë me një kusht që ka për ta

Advertisements

Gjatë fjalës live në FB, Kryeministri nuk e ka fshehur befasinë se si ata kanë duruar kaq gjatë, por sikundër tha edhe vetë, në pamundësi për t;iu bashkuar, I mbështet, por u kujton të mos bëjnë xhap nga shtëpitë, por të rrinë nëpër ballkone.

“Më mirë turfulloni e hidhuni përpjetë sot nga sikleti po në shtëpinë tuaja sesa ta qepnit përgjithmonë në akrivolë që shëtit me makinë ushtrie rrugëve për të gjetur ndonjë copë varr. Nga tani deri të hënë asnjë hap jashtë shtëpisë. Më shkruanin nga Vlora se paskan vendosur të dalin në 7 në ballkon të shajnë virusin nga motra, cudi si duruan kaq gjatë që nuk u morën më herët me motrën e kompetentit që po cmend botën.

Advertisements

Por u jap të gjithë mbeshtetjen si deputët I Vlorës me kusht që ta bëjnë nga ballkoni e të mos bëjnë xhap jashtë derës, e kur as vlonjatët nuk e bëjnë sic duan atë ritualin e lashtë, ne duhet të bëjnë ruitualin e ri të luftës e të lusim zotin e madh të shqiptarëve të na ndihmojë që tu tregojmë vendin këtyre tradhtarëve e ti japim njëri tjetrit ndihmën e nevojshme, si motra e vëllezër, rrugë tjetër nuk ka, kush kërkon rrugë tjetër le ti bjerë murit me kokë e të mos dalë nga shtëpia”- tha ai.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakRama flet për ligjin e luftës dhe ndëshkim të tradhtarëve: Do ta paguajnë shtrenjtë!
Artikulli tjetërRama u kthen përgjigje kritikëve: Boll, s’ka më asnjë shans. U lodhën duke luftuar me iPhonë nga kolltuku