Një 27-vjecare polake është viktima më e re nga koronavirusi. E reja ndërroi jetë vetëm pak ditë pasi solli në jetë fëmijën e saj.
Advertisements
Ajo ishte infektuar me koronavirus nga nëna e saj, e cila ishte kthyer nga Italia.
Gruaja nga provinca e Podkarpackie në Poloni kishte vetëm një javë që kishte lindur me një ndërhyrje çezariane.
Advertisements
Pas simptomave të para u shtruar në spital ku fatkeqësisht nga insuficienca respiratore përfundoi në terapi intensive. Pas disa ditësh u diagnostikua me ‘sepsi’, një lloj infeksioni bakterial.
27-vjecarja u operua me urgjencë, por pas 12 orësh ndërroi jetë.
Deri më tani në Poloni janë shënuar 5 viktima dhe 425 të infektuar me koronavirus.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!