Numri i të prekurve me koronavirus në Gjermani është rritur me 2.958 persona vetëm në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin në 13.957 të prekur, tha agjencia federale e shëndetit publik, këtë të premte.
Advertisements
31 viktima janë bilanci i vi ktimave si rezultat i koronavirusit, ku 11 janë shënuar vetëm në 24 orët e fundit, tha kreu i RKI, Lothar Wieler.
“Ne do të shohim më tepër fatalitete gjatë javëve në vazhdim, përfshirë këtu edhe në Gjermani”, shtoi ai.
Advertisements
Kreu i RKI foli gjithashtu edhe në lidhje me kapacitetet spitalore në vend.
“Më shumë njerëz do të infektohen; më shumë njerëz do të përfundojnë në dhomën e urgjencës dhe për këtë arsye duhet të kemi f rikë se nuk do të ketë vende të mjaftueshme për ventilatorë”, tha Wieler.
Gjermania është në fillim të shpërthimit të pandemisë, paralajmëroi Wieler, Ai u bëri thirrje njerëzve të mbajnë distancë nga njëri-tjetri për të luftuar pandeminë, por shtoi më tej se i takon autoriteteve lokale të vendosin masa specifike të hartuara për të parandaluar për përhapjen e mëtejshme të këtij vir usi.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!