Specialisti i jep përgjigje pyetjeve që bëjmë shpesh: Pse kaq pak teste dhe a infektohen sërish ata që shërohen nga koronavirusi?!

Dritan Ulqinaku, specialist pranë ISHP-së ishte i ftuar në Fax News, në emisionin “Pasdite me Xhaxhiun”, teksa ka folur për një sërë çështjesh që kanë të bëjnë me pandeminë e koronavirusit dhe luftën që po bën vendi ynë me pasojat e tij dhe në menaxhimin e situatës.

Advertisements

Ai u pyet nga drejtuesi i emisionit, Rezear Xhaxhiu për çmimet e testeve dhe tamponëve, pse janë të kufizuar si dhe për personat që shërohen nga ky virus nëse kanë shanse të infektojnë të tjerët pas kësaj.

Pse testet janë të kufizuara

Advertisements

Ulqinaku: Kushtojnë, për mendimin tim ka një shpërdorim pa kuptim seopse edhe testet janë gënjeshtarë, nuk është e thënë që të provojë menjëherë nëse e ke marrë virusin. Nuk provohet që ditën e parë që e ke marrë, virusi duhet shumuar që të provohet. Pothuajse po fillojmqë të flasim me shifra shqiptare, pasi të gjitha janë të mbajtura shënim, me rastet e dyshura, ato të konfirmuara dhe rastet që shërohen.

Sa kushton një tampon?

Ulqinaku: Nuk e di me saktësi por mendoj se shkon 150-deri në 200 euro. Në momentin që pacienti del pozitiv ndiqet ecuria e klinikës.

Një i shëruar total a mund të përcjellë infektimin?

Ulqinaku: Jo, ai mund të riinfektohet sërish, por nuk e përcjellë virusin tek të tjerët nëse është shëruar, edhe nëse riinfektohet ka një shpjegim pasi nuk është aq e lehtë si në rastet e tjera.

Me ngorhjen e kohës kemi ndonjë shpresë?

Ulqinaku: Shifrat e fundit në Europë nuk na jep ndonjë gjë që mund ta parashikojmë, momentalisht është e paparashikueshme.

https://web.facebook.com/taulajm.eu/videos/1471971159643796/

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Ndjesë që nuk komunikuam sot, po punonim fort”, ja cfarë do publikojë Rama në 19:00
Artikulli tjetërQeveria i përgjysmon pagën Presidentit, Rama falenderon publikisht Ilir Metën