Eurovizioni u anulua prej koronavirusit, reagon Arilena

Bota është një një krizë për shkak të koronavirusit, prej të cilit raportohen mijëra të infektuar dhe çdo ditë shënohen viktima të reja.

Advertisements

Për shkak të situates së krijuar ‘Eurovizion Song 2020’ i parashikuar të mbahej në Roterdam të Holandës në maj është anuluar.

Menjëherë pas këtij lajmi ka reaguar dhe këngëtarja Arilena Ara e cila do të përfaqësonte Shqipërinë në Eurovizion me këngën ‘Fall from the sky’.

Advertisements

Përmes një postimi në Instagram këngëtarja ka shkruar se ka punuar shumë këtë kohë dhe falenderon të gjithë ata që e kanë mbështetur, ndërsa shton se ë rëndësishme ne kete periudhe është shëndeti.

“Janë disa sekonda të shkëputura nga puna jonë intensive këto muaj në Los Angeles teksa punonim për ‘Fall from the sky’. Nuk mund ta përshkruaj sa krenare, mirënjohëse dhe e lumtur jam për çdo moment; jo vetëm unë, por secili prej nesh ka dhënë shumë për këngën.

Të gjithë përkushtimin, pasionin, dashurinë dhe emocionin e vendosim për këtë këngë. Ky është përkufizimi im i dashurisë. Faleminderit për mbështetjen dhe dashurinë. Ju i jepni vlerë çdo përpjekjeje.

P.S. Asgjë nuk është më e rëndësishme se shëndeti. Ju lutem, qëndroni në shtëpi. Qëndroni të sigurt. Ju dërgoj gjithë dashurinë time. Zoti ju bekoftë!” shkruan Arilena.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakTheu karantinën për të dashurën, ylli i Real Madrid rrezikon bu.rgun
Artikulli tjetër“Që të mos mbeten pas nxënësit” – Ministrja Shahini publikon disa udhëzime