Tirana këto ditë duket sikur është kthyer pas në kohë, në vitet ‘80 kur nuk kishte automjeteve private dhe në rrugë shihje vetëm biçikleta.
Advertisements
Kjo panorama është krijuar pas urdhrit për të ndaluar lëvizjen e automjeteve për shkak të situatës së krijuar me Covid-19.
Biçikleta është kthyer në mjetin e preferuar të transportit për shqiptarët këto ditë. Shitjet e biçikletave janë dyfishuar në krahasim me një vit më parë, po çmimi nuk ka ndryshuar, ndryshe nga sa ka ndodhur me produktet ushqimore.
Advertisements
Biçikleta është kthyer jo vetëm në mjetin e domosdoshëm, por edhe mjet relaksi këto ditë të ngarkuar nga qëndrimi në shtëpi.
Për më tepër ndiqni kronikën e përgatitur nga kolegia Elda Menga.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!