Si koronavirusi po “tre mb” denoncimin e dh unës në familje

Çdo ditë në të gjithë vendin marrin urdhra mbrojtjeje gati 10 gra, që kërkojnë distancim të bashkëshortëve, ish-partnerëve, prindërve apo vëllezërit. Por në ditën e gjashtë të karantinimit, de noncimet për dhunë dhe kërkesat për urdhër mbrojtjeje kanë rënë ndjeshëm.

Advertisements

TIRANË– Në të gjithë vendin, vetëm në një ditë dhe konkretisht në datën 18 mars rezulton të ketë kërkuar ndihmën e policisë për t’u mbrojtur nga d huna e të afërmve vetëm një grua. Por edhe kjo kërkesë nuk lidhet aspak me rritjen e stresit nga karantinimi. “E moshuara, e cila jeton në qytetin e Vlorës njoftoi në numrin pa pagesë, pasi u kër cënua nga nipi i saj”, tha një burim policor për Gazetën “Si”.

Por ekspertët pavarësisht shifrave të ulëta, nuk mendojnë aspak se ka rënë dh una në familje. “Dyshojmë se gratë apo femrat në situatën e qëndrimit në shtëpi të partnerëve apo familjarëve kanë f rikë dyfish për të kërkuar ndihmë dhe ky është një fenomen i ri, ndaj dhe do ishte më e arsyeshme që në këto raste të kishim bashkëpunimin edhe të fqinjve”, tha një ekspert policie, i cili në kushtet e anonimitetit është i bindur te fr ika e grave në kushtet e karantinimit për shkak të Covid-19.

Advertisements

Në datën 17 mars rezulton të kenë kërkuar ndihmën e policisë në rang vendi katër gra në qytetet Kamëz, Gjirokastër, Dibër dhe Kavajë. Kërkesat për urdhër mbrojtjeje pritet të shqyrtohen nga gjykatat përkatëse, ndonëse siç thonë burime të Gazetës “Si” nuk dihet ende se si do veprohet, pasi bashkëshortët janë nën të njëjtën çati dhe të katër rastet pretendojnë dhunë psikologjike kështu që për këtë shkak nuk është kryer arr estimi i tyre.

Një gjyqtar deklaroi se gjendet në dilemë pasi urdhër-mbrojtjeje do të thotë distancim deri në 500 metra të “vi ktimës” nga agresori, por ndërkohë ata jetojnë nën të njëjtën çati dhe në kushte karantinimi.Gazeta “Si” u interesua për statistikat e grave që pretendojnë dhunë dhe disponon statistikat që rezulton se nga data 10 deri në 18 mars kanë kërkuar urdhër-mbrojtjeje 41 gra, ndërkohë që në 19 raste është proceduar me arr estim sipas nenit 130 a.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakSkenari më i keq? Rama e thotë troç: Duhet të jemi të përgatitur, mund të na ndodhë edhe si Italia
Artikulli tjetër200 qytetarë shqiptarë të bllokuar në Gjermani, nisen drejt Tiranës