Shkencëtarët italianë: Koronavirusi është inteligjent, do të dobësohet për të mbijetuar

Koronavirusi do të dobësohet me kalimin e kohës dhe do të bëhet më pak ngjitës. Kjo është mënyra e vetme për të mbijetuar dhe është pikërisht ajo që do të ndodhë, pasi që virusi është inteligjent, tha shkencëtarja italiane Elisa Vicenza.

Advertisements

Ajo studioi SARS, gripin e derrit dhe virusin ZIKA si drejtuese e Divizionit të Patogjenezës dhe Biosigurisë Virale në Qendrën Kërkimore San Rafael, dhe tani është në ekipin koronavirus me imunologun Albert Mantovani të Universitetit Italian Humanitas.

Vicenza, së bashku me një grup shkencëtarësh, po eksplorojnë se si trupi lufton infeksionin e koronavirusit.

Advertisements

“Në luftën kundër koronavirusit, imuniteti i lindur, i ndërtuar nga qelizat e gjakut, lëngjet dhe indet, luan rolin më të madh, duke qenë linja e parë e mbrojtjes kundër çdo lloj infeksioni. Është një sistem me reagim të shpejtë, ndryshe nga imuniteti i fituar që përbëhet nga limfocitet që kërkojnë javë për të prodhuar antitrupa. Hulumtimi ynë është i bazuar në molekula të imunitetit të lindur që mund të parandalojnë përhapjen e virusit më tej, “tha ajo.

Shkenca po përparon gjithnjë e më shumë çdo ditë në hulumtimin e efikasitetit të ilaçit kundër koronavirusit duke u përqendruar më shumë te molekulat që parandalojnë përhapjen e infeksionit dhe shumëzimin e tij.

Virusi COVID-19 ka një strukturë tredimensionale. Ajo është e përbërë nga një proteinë virale që lidh një receptor specifik në qelizat e synuara të sistemit të frymëmarrjes.

Bazuar në këtë strukturë, shkencëtarët po përpiqen të gjejnë molekulat e duhura që do të punojnë për të parandaluar përhapjen e virusit në qelizat.

Për të parandaluar infektimin e virusit, shkencëtarët rekomandojnë marrjen e vitaminës B12 dhe vitaminës D, e cila vjen nga dielli. Ata gjithashtu rekomandojnë një dietë të pasur me vitaminë C.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakBebja gjendet e përqafuar me trupin e nënës që kishte vd ekur prej dy ditësh
Artikulli tjetërBuka të blihet e paprerë/ Vendimi i shoqatës së bukës për t’u mbrojtur nga koronavirusi