Kosova pritet të mbërrijnë furnizime mjekësore nga OBSH-ja

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se javën e ardhshme në Kosovë do të vijë edhe një kontigjent i mjeteve mbrojtëse dhe paijsjeve mjekësore nga Organizata Botërore e Shëndetesisë.

Advertisements

Po ashtu, OBSH-ja sipas tij, ka ndarë një shumë prej shtatë milion eurove për përforcimin e furnizimeve shëndetësore.

“OBSH-ja ka ofruar mbeshtetje financiare për aktivitetet në masat kundër Covid19, në vlerë prej 7. 9 milion euro”, tha ai gjatë një konference për media.

Advertisements

Ministri i Shëndetesisë ka berë të ditur se Klinika Infektive është shënderuar në klinik vetëm për të prekurit nga corona virusi.

Ai ka thënë se edhe klinikat e tjera do të shfrytëzohen për të prekurit nga kjo sëmundje.

“Deri tash mund të thuhet se kemi siguruar diku 500 shtretër për të prekurit e mundshëm”, tha Vitia.

Në Kosovë janë konfirmuar 17 raste me koronavirusin e ri.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Nuk i kisha dhënë dorën në palestër”- Meta tregon pse iu nënshtrua testit të koronavirusit: Rezultati negativ, u bë kontroll i dyfishtë sepse…
Artikulli tjetërMe shenja në fytyrë dhe të rraskapitur nga puna, ‘bluzat e bardha’ në Itali MESAZH qytetarëve: Rrini në shtëpi, jemi të lodhur e s’kemi kohë as për të qa rë