Zbrazen kanalet e Venecias teksa koronavirusi ndalon trafikun, spastron ujërat e risjell peshqit

Ndoshta nuk është lajmi kryesor në këtë periudhë epidemie por ndalimi i trafikun prej koronavirusit në kanalet e Venecias ka rizbuluar bukurinë e tyre natyrale, sipas të përditshmes vendase La Nuova di Venezia, i cila shton se peshqit po rishfaqen në to.

Advertisements

Zakonisht në muajin mars qyteti priste rreth 700,000 turistë por kufizimet kanë bërë që trafiku ujor të ndalojë krejtësisht.

Nuk shihen më asnjë nga vaporetti (autobuzët ujorë), krocerat e motobarkat që ndosnin ujin, teksa gazeta thotë se ndryshimi ka sjellë “ujin e lagunës së kohërave të lashta, kur kishte ende mundësi të bëje banjë në të”.

Advertisements

Gazeta thotë se është për të ardhur keq që ky rigjenerim vjen në kurriz të vdekjeve tragjike në Lombardi, rajoni ngjitur me Veneto, ku bën pjesë Venecia.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakTuristja th yen rregullin e karantinës, dy policë e nxjerrin nga pishina
Artikulli tjetërVendet evropiane të ndërmarrin veprime të guximshme kundër pandemisë, thotë OBSH-ja