Gazetari i njohur sportiv Aleko Gjergjo është ngarë nga jeta në moshën 77-vjeçare.
Advertisements
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka reaguan me anë të një statusi në “Facebook”, për humbjen e rëndë që ka pësuar gazetaria shqiptare dhe jo vetëm.
Statusi i Metës:
Advertisements
Thellësisht i trishtuar për ndarjen nga jeta të gazetarit të shquar sportiv, Aleko Gjergo, mjeshtrit të radiokronikës dhe komunikimit publik, një ndër ikonat e pazëvendësushme të Radio Tiranës, njeriut fisnik e intelektualit aktiv, autor i disa librave dhe përkthimeve.
Kam kujtimet më të mira dhe vlerësimet më të larta për personalitetin e tij të veçantë, edhe si një prej bashkëpunëtorëve të emisionit më të ndjekur sportiv radifonik të viteve ’90 “Nga njëra ndeshje, në tjetrën”.
Transmetimet e Aleko Gjergos, përbëjnë një trashëgimi të pasur të fondit të artë të radiokronikës shqiptare, aq e vlefshme për brezat e rinj të gazetarëve sportivë.
Duke ndarë dhimbjen e madhe me familjen Gjergo në këto momente tepër të vështira, u shpreh ngushëllimet më të ndjera atyre, gjithë të afërmve, dashamirësve dhe bashkëpunëtorëve të tij.
I paharruar kujtimi yt Aleko Gjergo!
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!