Teksa sistemit mjekësor shqiptar, ashtu si edhe atij botëror i duhet të përballet me një situatë të pazakontë shkaktuar nga armiku i padukshëm, Covid-19, Spitali i Fierit u bën thirrje të gjithë qytetarve që i drejtohen urgjencës qendrore të spitalit, urgjencës së pediatrisë dhe maternitetit të jenë të pajisur me kartë identiteti.
Advertisements
“Nëse nuk kanë mjet identifikimi do të duhet të presin deri sa të verifikohen lëvizjet e tyre nga sistemi TIMS. Drejtoria e Spitalit të Fierit kërkon dhe shpreson bashkëpunimin e qytetarëve për të kaluar këtë situatë”, thuhet në njoftim.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!
Advertisements