Ironi e fatit, fjalët e fundit të 47-vjeçarit italian që vd iq nga koronavirusi!

Specialisti para-mjekësor nga Bergamo, Diego Bianco u bë viktima e dytë më e re e koronavirusit në Itali.

Advertisements

47 vjeçari që jetonte e punonte në Lombardi, u diagnostikua me Covid 19 të enjten, pasi që nga 7 marsi kishte pasur temperaturë të lartë. Diego, i cili punoi për shërbimin e urgjencës, vdiq të djelën në shtëpinë e tij në Montello, ku jetonte me gruan dhe djalin e tyre tetë vjeçar. Fjalët e fundit mes tij dhe gruas ishin se ndihej mire.

Vetëm pak orë më vonë, ajo e gjeti të pajetë. Shtypi vendas thotë se 47 vjeçari dhe e shoqja flinin në dhoma të ndara që kur ai nisi të shfaqte simptomat e para të infeksionit.

Advertisements

Maruska Capoferri rrëfeu sesi i shoqi i kishte thënë: “Mund të shkosh të flemë, e dashur, nuk do të vd es. Unë vetëm duhet të gjej një pozicion të rehatshëm për të fjetur“.

Ajo e shqetësuar e kishte pyetur : “Pse, a mendon se do të vd esësh?”, dhe ai i ishte përgjigjur “ Jo”.

Mendohet se vi ktima më e re e koronavirusit në Itali është një 38 vjeçar, edhe pse zyrtarisht, kjo nuk është konfirmuar.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Pu pu pu ska ndaloze”, Arbana Osmani në qendër të kritikave nga e ëma: Duhet sqaruar në një komunikatë për shtyp (FOTO)
Artikulli tjetërI vëllai me koronavirus, Dom Lush Gjergji flet nga karantina: Çfarë ndodhi me familjen tonë (VD)