Aktorja e njohur preket nga koronavirusi, ja cfarë thotë

Olga Kurylenko, e njohur edhe si “Bond Girl” ka konfirmuar se ajo është prekur nga koronavirusi dhe është në izolim.

Advertisements

Aktorja 40-vjeçare, u tha ndjekësve në rrjetet sociale dhe fansave se ishte sëmurë me ethe dhe se ishte në izolim që prej javës së kaluar.

Ajo shkruajti: “E mbyllur në shtëpi pasi dola pozitive ne testet ndaj koronavirus. Unë në fakt jam sëmurë për gati një javë. Ethet dhe lodhja janë simptomat e mia kryesore.”

Advertisements

Aktorja shtoi gjithashtu: “Kujdesuni për veten tuaj dhe merreni seriozisht këtë!”

Olga ka pasur nënshtetësi franceze që nga viti 2001 dhe raportet ruse thanë që ajo ka jetuar në Londër për rreth një dekadë, por ajo nuk tregoi se ku po i kalon ditet e saj në karantinë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakShkon në 13 numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë, 4 raste të reja në komunën e Vitisë
Artikulli tjetërNdahet nga jeta ish zv.drejtori i Policisë së Tiranës