Alesia Bami ka shprehur mendimin se nuk e ka aspak problem të jetojë në një shtëpi me vjehrrën, duke iu kundërpërgjigjur Inës në “Përputhen”.
Advertisements
TIRANË– Ish- velin e Stop, Alesia Bami pjesë e rubrikës “Trotuar” në “E Diell”, ka dhënë mendimin e saj për temën e ditë. Të jetosh me vjehrrën apo më vete, Alesia Bami ka treguar se rrjedh nga një familje tradicionale, dhe nuk e ka aspak problem të jetojë edhe me vjehhrën.
Ndryshe nga Ina e “Përputhen” që e shprehu hapur faktin që nuk donte të jetonte në një shtëpi as me vjehrrën, dhe as me të ëmën, pasi kërkonte intimitet me partnerin e saj, Alesia Bami ka një mendim ndryshe. Ish-velina u shpreh se dëshirat e Inës janë ekstreme, dhe nuk janë pjesë e natyrës së saj.
Advertisements
Biseda
Alesia Bami: Unë do të thoja që nuk e kam problem të jetoj dhe me vjehrrën. Nuk është problem sepse kam jetuar në një familje të madhe gjatë gjithë kohës, me gjyshërit dhe me stërgjyshërit.
Ed Manushi: Po këtë pjesën për të cilën ankohet Ina si do e zgjidhje?Alesia Bami: Tani do mundohemi…Nuk i kam këto dëshirat esktreme…
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!