Papa Fraçesku kundërshtoi këshillat dhe urdhërat e qeverisë italiane për të qëndruar në shtëpi dhe sot shkoi në kishë nëpër rrugët e zbrazura të Romës, për t’u lutur për fundin e koronavirusit.
Advertisements
Udhëheqësi Katolik më herët kishte dhënë një bekim nga dritarja e ballkonit të tij, mbi sheshin e “shkretuar” të Shën Pjetrit, i cili është mbyllur për besimtarët, nga qeveria, në vazhdën e masave të marra ndaj tyre, si pasojë e virusit që ka kërcënuar të gjithë globin.
Papa është parë pa maskë në fytyrë apo doreza në duar, masa këto që këshillohen të ndiqen, por shihet teksa ecte i pa trazuar dhe shqetësuar nga gjendja e krijuar. Sakaq, në vendin përtej Adriatikut deri më tani kanë humbur jetën 1809 persona ndërsa 20603 të tjerë janë konfirmuar të infektuar me COVID-19.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!