Këngëtarja, duke theksuar se ëhstë hera e fundit që flet për këtë gjë në rrjetet scoiale, por meqë e kanë pyetur shpesh ka vendosur të përgjigjet dhe shton se askush nuk e ka idenë se ç’ndodh pas Instagramit të saj.
Advertisements
Këngëtarja Enca Haxhia ka folur sërish për dhimbjen që po ndjen pas humbjes së të atit. Në një rubrikë në Instagram, teksa po u kthente përgjigje ndjekësve të saj, Enca është pyetur se si mund të nxjerrë foto të lumtura kur humbi të atin. Këngëtarja, duke theksuar se ëhstë hera e fundit që flet për këtë gjë në rrjetet scoiale, por meqë e kanë pyetur shpesh ka vendosur të përgjigjet dhe shton se askush nuk e ka idenë se ç’ndodh pas Instagramit të saj.
“Hera e parë dhe e fundit që flas për këtë temë këtu. Askush nuk e di se çfarë ndodh pas Instagram-it, sesi i përjetoj unë dhe familja ime gjërat dhe askujt nuk i intereson/dhemb për atë temë më shumë se mua, ndaj në të vërtetë nuk i detyrohem askujt asnjë përgjigje, por meqë ma pyetët shpesh. Jam shumë reale me ju, por gjërat që janë më me vlerë për mua s’do t’i trajtoja kurrë si tema Instagram-i. Instagram-i nuk është jeta ime, është një pjesë e saj. Unë zgjedh të ndaj gjërat e bukura, motivuese dhe artistike këtu dhe kaq. E vlerësoj shumë dashurinë dhe ngushëllimet që më keni sjellë dhe zgjedh të injoroj negativitetin dhe injorancën. Paqe njerëz,”- shkruan këngëtarja në Instastory.
Advertisements
Enca Haxhia humbi të atin më datë 26 shkurt. Sokol Haxhia ndërroi jetë, pasi vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!