Koronavirusi i ri është duke alarmuar të gjithë botën. Por së fundmi shpresë për “frenimin” e kësaj epidemie kanë dhënë shkencëtarët britanikë, të cilët pretendojnë se kanë zbuluar kurën kundër COVID-19 dhe testet e kryera fillimisht tek mijtë, kanë rezultuar efikase.
Advertisements
Shkencëtarët në “Imperial College London” shprehen se vaksina e krijuar prej tyre për të luftuar virusin ka rezultuar e suksesshme në trajtimin tek minjtë, ndërsa në qershor mund të fillojë dhe aplikimi tek njerëzit, shprehën shkencëtarët.
“Kam marrë rezultatet një muaj pas injektimit të vaksinës te minjtë dhe ajo vërtetë ka funksionuar”, u shpreh shkencëtari Paul McKay.
Advertisements
Sakaq, aktualisht ekipi po punon me një grup shkencëtarësh në Paris për të testuar përsëri efektin e vaksinës tek majmunët.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!