Të kalosh më tepër kohë në shtëpi me të dashurit tuaj nuk duket se po shkon dhe aq mirë në Kinë! Vendi ka shënuar një rritje të divorceve që prej fillimit të shpërthimit të koronavirusit.
Advertisements
Një rritje e kërkesave është shënuar, mbi 300 çifte kanë caktuar takime për të finalizuar divorcin që nga data 24 shkurt, si pasojë e vetë-izolimit nga koronavirusi, tregojnë zyrat e regjistrimit në vend.
“Daily Mail” shkruan se zyrtarët besojnë që rritja e lartë e kërkesave për divorc mund të jetë shkaktuar nga fakti që partnerët kanë kaluar shumë kohë me njëri-tjetrin në karantinë.
Advertisements
Ndoshta lajmi më i mirë në këto ditë shqetësuese si pasojë e koronavirusit, është ulja e të infektuarve dhe viktimave në Kinë, e cila është konsideruar dhe si origjina e COVID-19.
Organizata Botërore e Shëndetit paralajmëroi se Evropa tani është “epiqendra” për pandeminë globale të coronavirusit dhe raportonte më shumë raste të përditshme sesa Kina që kishte bërë në kulmin e shpërthimit të saj.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!