“Heronjtë tonë”- Meta vlerëson mjekët që po përballen me koronavirusin

Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka ndarë me ndjekësit një foto të ekipit të mjekëve që po përballet këto ditë të vështira me pandeminë e koronavirusit që ka prekur edhe Shqipërinë.

Advertisements

Meta shkruan në faqen e tij të Facebook se është krenar për bluzat e bardha, të cilat i quan si “shqiponja”.

“Krenar për Shqiponjat tona! 🇦🇱👐👩‍⚕”, shkruan Meta në faqen e tij të Facebook.

Advertisements

Edhe në postimet e mëparshme, Meta i ka quajtur mjekët si heronj dhe ka bërë apel që të dëgjohet zëri i tyre.

“Mjekët, infermierët, sanitarët dhe personeli mbështetës janë sot në vijën e parë të përballjes me pandeminë 🔴#COVID19.😷

Mirënjohje të thellë dhe falenderim për përkushtimin, profesionalizmin dhe sakrificat, edhe të familjeve të tyre.🙏

Ju jeni heronjtë tanë në këtë betejë për mbrojtjen e shëndetit të çdo qytetari të vendit! Krenarë për të gjithë ju!”, theksoi Meta.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakSapo ishte kthyer nga Italia dhe kishte temperaturë të lartë, pacienti me koronavirus kërkoi “live” me insistim të bënte analizën, doli pozitiv
Artikulli tjetër“Krenar për Shqiponjat tona!”/ Meta dedikim bluzave të bardha