Sapo ishte kthyer nga Italia dhe kishte temperaturë të lartë, pacienti me koronavirus kërkoi “live” me insistim të bënte analizën, doli pozitiv

Qytetari me insistim kërkonte prezencën e mjekëve për ta verifikuar këtë pasi megjithëse i kishin telefonuar disa herë 127-ës nuk kishin marrë përgjigje dhe as mjeku nuk kishte shkuar në shtëpi, pavarësisht se siç qytetari tregoi në Open miku i tij kishte ditë me temperaturë të lartë.

Advertisements

Dy ditë më parë në emisionin Open, gazetarja e Top Channel Sidorela Gjoni ndërsa raportonte live, një qytetar që po intervistohej prej saj denoncoi se miku i tij mund të ishte i infektuar me covid-19.

Qytetari me insistim kërkonte prezencën e mjekëve për ta verifikuar këtë pasi megjithëse i kishin telefonuar disa herë 127-ës nuk kishin marrë përgjigje dhe as mjeku nuk kishte shkuar në shtëpi, pavarësisht se siç qytetari tregoi në Open miku i tij kishte ditë me temperaturë të lartë.

Advertisements

Top Channel e ndoqi rastin deri në fund, ku pas komunikimit me shefin e emergjencës Kombëtarë Skëndër Brataj, mjekët shkuan të verifikonin rastin në fjalë.

Sot në edicionin informativ maratonë në Top Channel, gazetarja Sidorela Gjoni konfirmoi se miku i qytetarit kishte rezultuar pozitiv me covid-19, por gjendja e tij është e mirë.

Ndërsa miku i tij nuk ka shfaqur asnjë shenjë të covid-19, por megjithatë ai është vetë izoluar për çdo rast.

Marrë nga Top Channel

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakFamiljarët nuk lejohen të marrin pjesë në v arrimin e 17-vjeçares, fu nerali ndiqet online në Itali si shkak i koronavirusit
Artikulli tjetër“Heronjtë tonë”- Meta vlerëson mjekët që po përballen me koronavirusin