Shkoi dy herë në spitalin e Fierit dhe gënjeu, 61-vjeçarja rrezikon mjekët, vetë ndodhet në gjëndje të rëndë

Dalja pozitive e analizave të një 61 vjecareje ka cuar drejt vetëkarantinimit rreth 15 mjekë, infermierë dhe personel ndihmës të Spitalit Rajonal Fier.

Advertisements

Mësohet se gruaja ishte kthyer në datë 6 mars nga Italia, nëpërmjet portit të Durrësit, fakt të cilin e kishte fshehur.

Pasi ka patur probleme me shëndetin ajo është paraqitur në spitalin e Fierit 5 ditë pas kthimit, ku ka marrë ndihmë mjeksore pasi ka qenë me temperaturë dhe është larguar për në shtëpi.

Advertisements

Një ditë me vonë është paraqitur sërish me probleme në frymëmarrje, por edhe pas insistimit të mjekëve nuk ka treguar që kishte qenë në Itali, por ka thënë se problemet respiratore i ka pasur edhe më parë.

Megjithë këtë është kontrolluar sistemi TIMS, nga ku ka rezultuar se e moshuara kishte hyrë në vendin tonë ne datë 6, duke bërë që ti merret mostra për analizim. Në pritje të përgjigjes gruaja është hospitalizuar dhe ka qëndruar e vetme në një dhomë në repartin e pathologjisë.

Pas daljes së përgjigjes, rezultati i së cilës ishte pozitivë, dhe duke parë gjendjen shëndetësore të gruas, kjo e fundit është nisur në Tiranë, ndërsa mjekë, infermierë dhe staf ndihmës janë vendosur në karantinë.

Gjatë gjithë ketyre ditëve mjediset e spitalit janë dezifektuar vazhdimisht, ndërsa janë marrë masa që të mos ketë mungesë stafi.

61 vjecarja është rasti i pestë i shënuar në Fier, ndërsa më parë kanë rezultuar pozitiv një 66 vjecar nga Patosi dhe tre anëtarët e një familje në Dërmënas.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNën ethet e koronavirusit, ja rastet sipas vendeve në të gjithë botën(Tabela)
Artikulli tjetërFoto-lajm/ Burrat e Prezës thyejnë rregullat, shijojnë diellin