“Më e keqja nuk ka ardhur akoma”, Rama i prerë: Ja c’pritet ne vazhdim

Kryeministri Edi Rama në një komunikim live nga banesa e tij, referuar rasteve të reja me koronavirus në vendin tonë ka thënë se më e keqja nuk ka ardhur akoma.

Advertisements

Nisur nga shëtitjet që vazhdojnë në zonën e Liqenit në Tiranë, apo sic ndodhte sot në Shkodër, Rama tha se nuk do të lejohen më.

“Ndalojmë frekuentimet në liqenin e Tiranës dhe në të gjitha zonat e tilla në cdo qytet, sot kemi 38 persona të identifikuar, 12 të shtruar në spital, 2 prej tyre në reanimacion dhe një 65 vjec mbahet me frymëmarrje të drejtuar nga aparatura”- tha ai.

Advertisements

Rama ishte i prere teksa deklaroi se “Me e keqja s’ka ardhur akoma”.

“As që nuk dua t’ju fus frikën që t’ju shqetësoj sot. Do ndaj me ju çdo të vërtetë që çdo ekspert ndan me mua ne kohë reale. Unë nuk jam ekspert, por nuk ju them asgjë pa marrë aprovimin e tyre. Marr konfirmimin për çdo gjë që ua përcjell juve. Dhënia e të vërtetës është përgjegjësia parësore, dhe kjo është përgjegjësia ime”- tha ai.

Sipas Rames, përhapja e koronës është pashmangshme, kur Angela Merkel thotë se 70% e popullatës do preken nga ky virus, thonë të vërtetën.

“Pavarësisht se shifrat duken alarmente, qoftë 60 apo 70 % nuk është alarmante. Virusi prek shumë, çfarë do masash të marrësh, me kufij të hapur apo me lëvizje të paketa.
Shumica e atyre që do preken do ta kalojnë pa asnjë shenjë, kurse ata që kanë shenja, do ta kalojnë si një grip i zakonshëm,
Ata që do behën për spital, do shërohen. Masat shtërnguese duhen për ta ngadalësuar përhapjen, se po nuk e ngadalësuan përhapjen, numri i atyre që do behën për spital, do jetë më i madh se numri i shtretërve që duhen për t’i hospitalizuar, dhe ky është problem si ne SHBA, Gjermani etj”, theksoi Rama.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakEdi Rama i kërkon me mesazh që të lajë duart, ish-banorja e BB ka një pyetje për kryeministrin
Artikulli tjetërRama shton masat për koronavirusin: Do ndalohet qarkullimi te liqeni e parqet reakreative