Nderkohe qe ne vend numri i te infektuarve me Covid-19 ka shkuar në 38, 12 prej te cileve jane ne Infektiv dhe dy paciente ne terapi intensive, dalin detaje per te shtruarin nga Lushnja.
Advertisements
Ne terapi intensive eshte nje paciente nga Fieri dhe nje 66-vjeçar nga Lushnja.
Burime për Top Channel bëjnë me dijeni se pacienti ka qenë i shtruar që në datën 23 shkurt në sanatorium. Sipas informacioneve të marra, 66-vjeçari vuante nga sëmundjet kardiovaskulare dhe pulmoneve.
Advertisements
Pas daljes pozitive të këtij rasti, Drejtoria e Shëndetit Publik ka njoftuar Policinë e Shtetit për të futur në karantinë familjarët e 66-vjeçarit.
Përsa i përket infektimit të 66-vjeçarit nga Lushnja mendohet se ka qenë baxhanaku i tij, i cili ka disa ditë që ka ardhur nga Italia. Ky i fundit është vetëkarantinuar, por sipas informacioneve nuk ka shfaqur shenja të Covid-19.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!