Stafi mjekësor i Spitalit të Beratit i cili është vetë karantinuar pasi një paciente e cila nuk tregoi se ishte në Itali dhe u shtrua me simptoma të gripit i gënjeu, kanë rezultuar negativë nga koronavirusi.
Advertisements
Këtë e bëri me dije sot Albana Fico, drejtore e IShP:
“Personeli mjekësor i Beratit është rast i përfunduar, personeli i vetëkarantinuar është testuar ka dalë negativ, e ky është lajm i fundit“, tha ajo.
Advertisements
E pyetur nëse ka të tjerë mjekë në spitalin e Durrësit të dyshuar si të infektuar, Fico e mohoi një gjë të tillë.
“Nuk rezulton të ketë raste të dyshuara të ekipit mjekësor nga Durrësi“, tha ajo, ndërsa nëse ka mjekë e infermierë të vetëkarantinuar në Fier, tha:
“Po ka, personeli mjekësor që i ka shërbyer pacientes sa kohë ka qenë në spital“.
Fico i ka bërë apel qytetarëve të japin informacionin e saktë për shërbimet mjekësore.
“Në ditët pararendëse pavarësisht frikës e panikut kemi pasur disa raste ku informacioni i kërkuar nga mjekët s’ka qenë i plotë, bashkëpunoni me trupën mjekesopre se informacioni i kërkuar është i rëndësishëm për të vijuar me trajtimin e marrjen e masave parandaluese“.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!