Shqipëria në gjunjë para COVID-19, Françeska Jaçe kujton kohët kur e digjte ne pub(Video)

Vajza e njohur e showbizz-it, Françeska Jaçe është bërë nostalgjike. Kohët që po jetojmë në Shqipëri s’janë më të njëjtat, ku numri i të prekurve ka arritur në 33, dhe jeta në vend është paralizuar totalisht.

Advertisements

Kjo siç duket e ka bërë Françeskën të kujtojë kohë të vjetra. Megjithëse, për moshën e Jaçes, COVID-19 nuk është i rrezikshëm, pasi siç dihet, kategoria më e prekur janë të moshuarit, ish-banorja e Big Brother ka nisur që tani të lodhet nga ‘izolimi’.

Kështu, ajo ka ndarë me fansat e saj në Instastory pamje nga një nga daljet e saj në klub, ku në një moment hap këmbët dhe lindin dyshimet se a ka veshur të bre ndshme.

Advertisements

Të hënën, kur koronavirusi erdhi në Shqipëri, Françeska e mori me sportivitet. Ajo postoi në Instagram një pyetje për ndjekësit, se ku të lante çantën, pasi i duhej një vend profesionistash.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 33 të prekur. Një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit dhe vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Mes të infektuarve është dhe një mjek, i cili i kishte shërbyer të moshuarës që ndërroi jetë në Durrës.

Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Lani duart shpesh”, por UNICEF zbulon të dhënat e dhimbshme per 3 miliardë njerëz
Artikulli tjetërLondra në ko laps/ “Duhet të infektohen 60% e britanikëve për të fituar imunitetin popullata”. Johnson: Shumë nga të dashurit tanë do të vd esin