“Lani duart shpesh”, por UNICEF zbulon të dhënat e dhimbshme per 3 miliardë njerëz

Fondit i Kombeve të Bashkuara për Ndihmë të Fëmijëve (UNICEF), ka theksuar se larja e duarve me sapun është jazhtëzakonisht e rëndësishme në lubftën kundër koronavirusit të ri (COVID-19), por që tre miliardë njerëz në gjithë botën nuk kanë në shtëpitë e tyre lavamanë për të larë duart me ujë dhe sapun, transmeton Anadolu Agency (AA).

Advertisements

Sipas një deklarate nga UNICEF, në gjithë botën, tre nga pesë persona në shtëpitë e tyre nuk kanë mundësitë ku mund të lajnë duart e tyre.

Në deklaratë gjithashtu theksohet se 40 përqind e popullsisë së botës, pra tre miliardë njerëz, nuk kanë në shtëpitë e tyre lavamanë për të larë duart me ujë dhe sapun dhe rreth tre të katërtës së njerëzve në vendet më pak të zhvilluara u mungon kjo nevojë themelore.

Advertisements

Ndër të tjera, në deklaratë vihet theksi se në një të tretën e shkollave në gjithë botën nuk ka lavamanë për larjen e duarve dhe se në 16 për qind të qendrave shëndetësore mungojnë tualetet dhe lavamanë funksionalë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMe hapa të mëdha/Greqi/ Shkon në 3 numri i vik timave nga koronavirusi
Artikulli tjetërShqipëria në gjunjë para COVID-19, Françeska Jaçe kujton kohët kur e digjte ne pub(Video)