Frrok Bardhi, infermieri nga Mirdita me 30 vite eksperiencë pune, nga të cilat 18 vite si Infermier Urgjence, kërkon të japë kontributin e tij në Spitalin e Traumës, për hir të popullit të tij.
Advertisements
Bardhi u shkarkua para 1 viti nga puna, sipas tij padrejtësisht, ndërsa thotë se është në gjyq për këtë shkarkim.
Frrok Bardhi ka denoncuar mosfunksionimin e ashensorëve në spital.
Advertisements
Infermieri thotë se ka dy kushte në rast se i fiton gjyqet, që lekët e dëmshpërblimit t’i jepen nga ata që e shkarkuan, ndërsa shprehet se nëse do të shikojë të meta dhe mangësi në sistemin shëndetësor shqiptar do t’i denoncojë ato përsëri.
Postimi i infermierit Frrok Bardhi:
E bej per hir te Popullit tim.
Nqs se me rikthejn ne punen time ku kam qene, qe neser vesh rrobat e Infermierit, ne urgjenecen paraspitalore te Spitalit te Traumes,per hater te shendetit te popullit tim, te kontriboj aq sa kam mundesi ne kete kohe te veshtire.
Kam 1 vit i larguar padrejtesisht nga puna si Infermier i Urgjencash.
Kam eksperience pune 30 vite,nga keto 18 vite Infermier Urgjence,prane Urgjences se Tiranes.
Jam neper gjyqe per keto padrejtesi.
Kam dy kushte
1.Nqs i fitoj gjyqet ,parat t’mi japin nga xhepi i tyre ata qe me kane larguar, padrejtesisht.
2. Nqs se shikoj te meta dhe mangesi te qellimeshme ne sistemin shendetosr shqiptar, ti denoncoj ato perseri.
Kurajo, Shqiptar kudo jeni.
Shqiptarisht Infermier Frrok Bardhi Mirdite Tirane.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!