Një lajm shumë i mirë vjen nga Elbasani këtë ditë vere.
Advertisements
Dy rastet e fundit të analizuara në këtë qytet me dyshime të forta për shkak të simptomave që kanë pasur kanë rezultuar negativ për COVID19. Lajmi konfirmohet nga drejtori rajonal i Shëndetit Publik Xhevahir Budani.
Dy të testuarit e një nate më parë kanë qenë me profesion mësues dhe faturino, dhe fatmirësisht kanë rezultuar të paprekur nga Covid 19. Deri në këto momente thotë Budani nuk ka asnjë telefonatë për raste të dyshuar me shenja klinike COVID-19.
Advertisements
Në vendin tonë derimë tani janë konfirmuar 33 raste me koronavirus, ndërsa vetëm dy prej tyre janë zbuluar në qytetin e Elbasanit.
Nga rastet e konfirmuara pozitivë:
Tiranë 19 raste
Durrës 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)
Lushnje 1 rast
Elbasan 2 raste
Fier 4 raste
Rrogozhinë 2 raste
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!