Si u ‘zgjua’ Tirana sot në ditën e dytë të ‘shtet-rrethimit'(FOTO)

Shqipëria ka hyrë në ditën e dytë të “shtet-rrethimit”, pasi Kryeministri Rama dha urdhrin për ndalimin e qarkullimit nga ora 06:00 e ditës së premte deri në mesnatën e së dielës.

Advertisements

Ky urdhër u dha nga Rama për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, ndërsa do të lejohen të qarkullojnë autoambulancat, makinat e policisë dhe disa mjete të tjera që duhet të akreditohen me anë të një e-maili te Policia e Shtetit.

Dita e djeshme pothuajse është respektuar nga shoferët në Shqipëri, të cilët i janë bindur urdhrit dhe nuk kanë qarkulluar me makina, megjithëse ka patur edhe raste ku policia ka ndaluar dhe shoqëruar shoferët që e shkelën këtë urdhër.

Advertisements

Mëngjesi i ditës së sotme e ka gjetur Tiranën në një qetësi totale, makinat janë të gjitha të parkuara, ndërsa edhe njerëzit duket se kanë zgjedhur të rrinë në shtëpi, pasi të gjitha baret dhe restorantet janë mbyllur deri në një urdhër të dytë të qeverisë.

Në Shqipëri ka 33 të infektuar nga koronavirusi, ndërsa ka patur edhe 1 viktimë në qytetin e Durrësit.

Koronavirusi u identifikua ditën e djeshme edhe në Kosovë, ku Munistria e Shëndetësisë e Kosovës raportoi dy rastet e para.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKosovë dy raste me koronavirus, ja si është gj endja e tyre
Artikulli tjetërGazetari sho kon me deklaraten e tij: Koronavirusi po ele minon pleqtë, kjo ndihmon ekonominë (Rrjeti zjen kundër tij)