Pamjet e bixhozit në kohën e Covid-19, reagon ‘Tajvani’: I urojmë shëndet, ne e mbyllëm vetë, edhe Fevziu ra pre e lajmeve të rreme

Në një reagim zyrtar, “Regency International Casino” shkruan se lajmi i publikuar nga Dosja.al është i rremë, pasi sipas kompanisë, ata kanë qenë një nga operatorët e parë që e kanë mbyllur vullnetarisht aktivitetin e saj që në datën 11 Mars, në respekt të plotë të situatës së rënduar epidemiologjike që po kalon vendin ynë. ndër rreshta, kompania uron shëndet të mirë dhe për redaksinë e lajmeve Dosja.al që publikoi ekskluzivisht lajmin me pamjet dhe shkruan se e gjitha ka qenë për show.

Advertisements

“Regency International Casino”, kompania që operon tek ‘Tajvani’ ka reguar tre ditë pasi Dosja.al publikoi ekskluzivisht pamjet nga ambientet e tyre ku shihej që aktiviteti i lojërave të fatit vijonte mjaft lirshëm dhe pa pyetur për urdhëresat e qeverisë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Në një reagim zyrtar, “Regency International Casino” shkruan se lajmi i publikuar nga Dosja.al është i rremë, pasi sipas kompanisë, ata kanë qenë një nga operatorët e parë që e kanë mbyllur vullnetarisht aktivitetin e saj që në datën 11 Mars, në respekt të plotë të situatës së rënduar epidemiologjike që po kalon vendin ynë. ndër rreshta, kompania uron shëndet të mirë dhe për redaksinë e lajmeve Dosja.al që publikoi ekskluzivisht lajmin me pamjet dhe shkruan se e gjitha ka qenë për show.

Advertisements

Reagimi i plotë: Pas publikimit të lajmeve të rreme në disa portale, si edhe informacioni i gabuar i transmetuar edhe në studio televizive, e gjejmë të nevojshme t’i bëjmë me dije opinionit publik se “Regency International Casino” është një nga operatorët e parë që ka mbyllur vullnetarisht, në mënyrë të verifikueshme, aktivitetin e saj që në datën 11 Mars, në respekt të plotë të situatës së rënduar epidemiologjike që po kalon vendin ynë. Ky akt përgjegjësie publike është kryer me vetëdije të plotë për të ruajtur shëndetin e personelit si dhe të qytetarëve, për të parandaluar gjithashtu përhapjen e COVID-19 në ambientet e kazinosë. “Regency International Casino” do vazhdojë të ruajë gjithnjë standardet më të larta të ushtrimit të aktivitetit dhe të sigurisë së personelit dhe frekuentuesve të saj. Përshëndesim dhe mbështesim çdo përpjekje që ndërmerret për ruajtjen e shëndetit publik. I urojmë shëndet të mirë edhe të njëjtëve të përhershëm që spekulojnë me emrin dhe aktivitetin tonë duke u përpjekur të bëjnë shoë, apo të marrin ndonjë klikim më tepër.

Dosja.al publikoi e vetmja pamjet ku ambjentet e kazinosë shiheshin të hapura dhe aktiviteti vijonte lirshëm edhe mbrëmjen e 11 marsit. Në ambientet shihej që kishte dezinfektantë, por asnjë masë tjetër e ndërmarrë nga lojtarët, që me të dalë jashtë mund të ktheheshin në një rrezik për qytetarët. Një natë më parë ishte vetë kryeministri Edi Rama i cili i ftuar në emisionin “Opinion” u pyet edhe për kazinonë.
I pyetur nga Blendi Fezviu, Rama tha se nuk e dinte rastin që kazinotë vazhdonin të pashqetësuara punën e tyre pasi në Shqipëri ato duhet të ishin të mbyllura njësoj si të gjitha baret, lokalet apo edhe restorantet. Në një moment Fevziu institon që t’i tregojë videon sesi ambineti është plot me persona, gjë që së fundmi është ndaluar me urdhër të kryeministrit, por ky i fundit nuk ka pranuar duke u shprehur se kazinotë në Shqipëri janë mbyllur me ligj, përveç njërës që ka licensë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“S’ka të qara…”, u infektua me koronavirus, reagon ylli hollivudian Tom Hanks, flet për gjendjen shëndetësore: Jemi në izolim, po kujdesen për ne (FOTO)
Artikulli tjetërNdalimqarkullimi/ Ndalen makinat por njerëzit vërshojnë në rrugë