“S’ka të qara…”, u infektua me koronavirus, reagon ylli hollivudian Tom Hanks, flet për gjendjen shëndetësore: Jemi në izolim, po kujdesen për ne (FOTO)

Tom Hanks ka reaguar me anë të një statusi në rrjete sociale, pas lajmit se ai dhe bashkëshortja rezultuan pozitivë me Covid-19.
Aktori hollivudian, Tom Hanks nëpërmjet një statusi në rrjete sociale, ka përcjellë informacione nga gjendja e tij shëndetësore, dhe e bashkëshortes, pasi mbetën të infektuar me virusin e rre zikshëm, që po kër cënon botën mbarë.

Advertisements

Aktori ka shkruar se gjendja e tyre është e stabilizuar, dhe se janë nën iz olim, duke mos përbërë një rr ezik për njerëz të tjerë. Hanks ka theksuar se po trajtohen mjaft mirë nga stafi mjeksor dhe do të shikojnë në vazhdimësi se si do të vijojë gjendja shëndetësore.

Advertisements

“Pershendetje ndjekës. @ritaëilson dhe unë dua të falënderojmë të gjithë ata të cilët po kujdesen aq mirë për ne. Ne kemi Covid-19 dhe jemi në iz olim, kështu që nuk e përhapim atë tek askush tjetër. Ka nga ata për të cilët mund të çojë në një sëmundje shumë të r ëndë. Ne po e marrim atë si një proces që ndryshon nga dita në ditë. Ka gjëra që të gjithë mund të bëjmë për të arritur përmes kësaj duke ndjekur këshillat e ekspertëve dhe duke u kujdesur për veten dhe njëri-tjetrin, apo jo? Mos harroni, pavarësisht nga të gjitha ngjarjet e tanishme, nuk ka të qara në bejsboll. Hanx,”- përfundon kështu shkrimin e tij, aktori Tom Hanks, i rezultuar pozitiv me Covid-19.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKryeministri rumun hyn në karantinë bashkë me kabinetin e tij, patën kontakte me një të infektuar me koronavirus
Artikulli tjetërPamjet e bixhozit në kohën e Covid-19, reagon ‘Tajvani’: I urojmë shëndet, ne e mbyllëm vetë, edhe Fevziu ra pre e lajmeve të rreme