Mbyllet dogana me Greqinë dhe Kosovën? Policia sqaron qytetarët: Janë fuksionale por respektohen masat për COVID-2019, pala greke po dezin fekohet

Policia Kufitare ka sqaruar se po vijon respektimi i masave për mbrojtjen nga koronavirusi dhe e vetmja pikë e ‘bllokuar’ për momentin është ajo e Qafë Botës pasi pala greke po bën dizin fektimin.
Policia Kufitare ka sqaruar qytetarët se të gjitha pikat e lidhëse në vend me Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë janë funksionale.

Advertisements

Në njoftimin e tyre thuhet se po vijon respektimi i masave për mbrojtjen nga koronavirusi dhe e vetmja pikë e ‘bl lokuar’ për momentin është ajo e Qafë Botës pasi pala greke po bën dizin fektimin.

“Pika e Kalimit Kufitar në Qafë Botë, Sarandë, është funksionale. Për momentin, pika nga pala greke është e mbyllur sepse po kryejnë dizin fektimin dhe menjëherë në përfundim të dizin fektimit, edhe nga pala greke do jetë e hapur,”-shkruhet në njoftimin e Policisë.

Advertisements

NJOFTIMI I PLOTË:

Policia Kufitare

Nisur nga disa lajme që qarkullojnë në media online në Shqipëri e Kosovë, se janë mbyllur pikat e kalimit me Kosovën, bëjmë me dije se:

Të gjitha pikat e kalimit me Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë, janë funksionale dhe vijon përpunimi i dokumentacionit të qytetarëve dhe automjeteve, duke respektuar dhe zbatuar masat e marra për mbrojtjen nga COVID-2019, si dhe për parandalimin e përhapjes së tij.

Pika e Kalimit Kufitar në Qafë Botë, Sarandë, është funksionale. Për momentin, pika nga pala greke është e mbyllur sepse po kryejnë dizinfektimin dhe menjëherë në përfundim të dizinfektimit, edhe nga pala greke do jetë e hapur.Policia Kufitare kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e medias. Para se të publikojnë lajme të marrin konfirmim zyrtar, për të mos krijuar panik apo dizinformim tek qytetarët.

Policia e Shtetit këshillon që qytetarët të minimizojnë lëvizjen me mjete në qytetet ku është ndaluar qarkullimi apo në drejtim të qyteteve ku ka Pika Kufitare.

Policia Kufitare po plotëson të gjitha detyrimet për intervistimin e plotësimin e formularëve në të gjitha PKK-të, për të bërë të mundur ndjekjen në vijim të rasteve të dyshuara për shtetas shqiptarë apo të huaj që hyjnë në Shqipëri dhe mund të jenë të infektuar potencialë me COVID-19.

Fillimisht ngamediat në Kosovë u njoftuar se ishte ndaluar hyrja e qytetarëve për shkak se Shqipëria është tashmë një vend i prekur nga koronavirusi. Gjithashtu u lajmërua edhe mbyllja e kufirit të Qafë Botës.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 33 të prekur. Një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit dhe vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Mes të infektuarve është dhe një mjek, i cili i kishte shërbyer të moshuarës që ndërroi jetë në Durrës. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakZbulimi i fundit i shkëncëtarëve: Personat që shërohen nga koronavirusi ngelen me pasoja
Artikulli tjetërKoronavirusi nëpër ‘këmbë’, si po e përballojnë banorët e Thumanës, i moshuari prek me fjalët: S’i kam larë duart që kur ra tërmeti, ishalla më bie mua të parit se…