Me kostum mbrojtës, syze dhe maskë fytyre/ Frika e koronavirusit “prek” Naomi Campbell-in

Prej kohësh ka qenë një avokate e pastërtisë dhe higjienës në udhëtim.
Supermodelja ka postuar madje edhe një video të ritualit të saj intensiv të para udhëtimit, që përfshin pastrimin e gjithçkaje pranë vendit të saj në avion me letra të lagura antibakteriale, vitin e kaluar.

Advertisements

Ndaj, nuk është aspak surprizë edhe fakti që 49-vjeçarja ka zgjedhur ti marrë gjërat me shumë seriozitet veçanërisht tani, në kohën e krizës së koronavirusit. Ajo ka postuar së fundmi disa foto të saj, ndërsa ngjitet në bordin e një avioni në aeroportin ndërkombëtar të Los Angelesit, e veshur nga koka tek këmbët me kostum mbrojtës, syze, maskë fytyre dhe doreza lateksi ngjyrë rozë.

Në një foto, ajo pozon brenda terminalit ndërkombëtar Tom Bradley me valixhen e saj, ndërsa në një tjetër ajo shihet në avion, e veshur me një pelerinë, përmbi kostumin mbrojtës, me telefonin në vesh dhe me një qese plastike në dorën tjetër.

Advertisements

View this post on Instagram

Safety first.

A post shared by Naomi Campbell (@naomi) on

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“‘S’kemi emergjencë për patenta”, Rama i as hpër edhe me shoferët: Pe zullohen të gjitha shërbimet e Transporteve, s’ka ndërrim pronësie makine apo kolaudim
Artikulli tjetërKosova mbyll shkollat/ Masat për koronavirusin, edhe pse nuk ka asnjë rast deri tani