Në dashuri do të përballeni me disa momente tensioni, në sferën profesionale duhet të jeni të gatshëm për bashkëpunim/ Horoskopi 12 mars 2020

Në dashuri do të përballeni me disa momente tensioni, në sferën profesionale duhet të jeni të gatshëm për bashkëpunim/ Horoskopi 12 mars 2020
Dashi

Advertisements

E enjtja do të jetë nën ritmin e duhur sa i takon dashurisë, sidomos në mëngjes. Mbani parasysh se jo gjithmonë keni të drejtë. Sa i takon punës, bëni mirë të mendoni për projektet e pranverës.

Demi

Advertisements

Keni nevojë që të pushoni më shumë. Mund të nervozoheni nëse në dashuri, dikush që keni në krahë nuk mban premtimet ose i shtyn vazhdimisht. Sa i takon punës, planetet do i keni në anën tuaj, ndaj përfitoni.

Binjakët

Në këtë periudhë mund të ketë ndryshime sa i takon ndjenjave. Ka nevojë për më shumë sqarim brenda vetes në mënyrë që të merrni vendimet e duhura. Në punë do të ketë përmirësim të ndjeshëm dhe do të keni mundësi të guxoni më shumë.

Gaforrja

Ka ende disa komplikime në dashuri, por në raport me ditët e kaluara jeni në një fazë rikuperimi. Bëni kujdes në raportet me të lindurit e shenjës së Dashit dhe Peshores. Në punë mundohuni që të shmangni debatet me eprorin.

Luani

Duhet të verifikoni historitë e reja, në mënyrë që të mos hidheni pa vetëdije, pasi mund të komplikoni jetën. Vlerësoni mirë edhe situatën në punë, në mënyrë që të kuptoni nëse ia vlen çdo gjë që po bëni. Ndoshta gjërat nuk kanë aq vlerë sa i menduat në fillim.

Virgjëresha

Në dashuri do të përballeni me momente tensioni, ndaj do bënit mirë që të sqaronit situatën në çift. Ndërsa në punë do të jeni më mirë, ku kjo periudhë duhet shfrytëzuar në maksimum. Mundohuni që të gjeni kohë edhe për veten.

PeshorjaYjet ju ftojnë që të dashuroni si dhe janë mjaft të favorshme takimet për ata që janë vetëm, pasi mund të lindë një histori premtuese. Në sferën profesionale disa situata do të gjejnë zhbllokim dhe disa të tjera do të stabilizohen. Kjo është një periudhë më e mirë në raport me të kaluarën.

Akrepi

Në dashuri do të përballeni me disa momente tensioni, por kjo është një fazë kalimtare. Në sajë të kalimit tranzit të Hënës, situata do të përmirësohet shumë shpejt. Sa i takon punës, bëni mirë që të shmangni debatet dhe ti bëni gjërat me qetësi.

Shigjetari

Edhe pse keni dëshirë që të thoni çdo gjë që ju kalon në kokë, mundohuni që të mos e teproni dhe qëndroni larg komplikimeve. Bëni mirë që ti shtyni diskutimet për në fundjavë. Në sferën profesionale duhet të rishikoni disa bashkëpunim.

Bricjapi

Dita do të nisë me ndikimin e Hënës në kundërshti me dashurinë, por gjatë ditës situata do të përmirësohet. Nëse ka tensione, situata do të përmirësohet në mbrëmje, shkruan noa.al. Sa i takon punës, do të keni mundësi më shumë.

Ujori

Do të ndjeheni disi të lodhur dhe kjo gjë mund të ndikojë në raportin në çift. Bëni kujdes, sidomos nëse keni të bëni me të lindurit e shenjës së akrepit. Në punë mund të përballeni me disa komplikime, sidomos të natyrës ekonomike, ndaj mundohuni që të përballeni me qetësi.

Peshqit

Ju pret një ditë interesante dhe pozitive si në dashuri edhe në punë, pasi yjet do të jenë në anën tuaj. Ky është momenti i duhur në të cilin duhet të mundoheni që të zgjidhni problemet dhe të bëni projekte premtuese.

Marrë nga Noa.al

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKoronavirusi/ Pas 70 ditësh në Wuhan festohet, spitali nxjerrë pacientin e fundit
Artikulli tjetërRriten ndjeshëm temperaturat, ky është parashikimi i motit për sot