Masa edhe në Berat/ Bashkia vijon me dezinfektimin e të gjithë qytetit

Bashkia e Beratit vijon me dezinfektimin e qytetit, duke vazhduar me pastrimin e vendqëndrimeve të autobuzëve urban, bankomatet, tregut industrial, gjykatës, prokurorisë, hipotekës, aluizmit dhe zonave të tjera.

Advertisements

Drejtoria e Shërbimeve në Bashkinë e Beratit, në vijim të masave të marra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, ka vijuar edhe sot dezinfektimin në të gjithë qytetin. Dezinfektimi ka filluar rreth orës 16:00 në vendqëndrimet e autobuzëve urban,në terminalin e qytetit,në bankomate, gjykatë, prokurori, polici, hipotekë, etj.

Çdo institucion i rëndësishëm shtetëror vendor,pas përfundimit të orarit zyrtar,u zaptua nga punonjësit e drejtorisë së shërbimeve,të cilët të veshur me pajisjet e nevojshme dhe me bombola në krah, kryen dezinfektojnë në çdo cep të këtyre godinave.

Advertisements

Sipas bashkisë Berat,në kuadër të masave parandaluese ndaj virusit COVID-19, puna për dezinfektimin do të vijojë edhe gjatë ditës së nesërme ne institucionet e mbetura dhe më pas me kopshtet, çerdhet e shkollat që zyrtarisht janë të mbyllura prej 3-ditësh. Nënkryetari i bashkisë Berat, Polizoi Ikonomi, ka pohuar se, masat e marra nga bashkia e Beratit synojnë parandalimin e përhapjes së koronavirusit, për të cilin kërkohet gjithashtu bashkëpunimi i çdo qytetari për të ruajtur rregullat e higjienës dhe për të evituar grumbullimet.

Si në çdo qytet tjetër të Shqipërisë,edhe në bashkinë Berat është vendosur njoftimi për qytetarët,që të respektojnë këshillat e dhëna nga autoriteteve shëndetësore,që nga higjiena vetjake, maska dhe distanca me njerëzit dhe për çdo simptomë të ngjashme me ato të koronavirus të telefonojnë në 127.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKonfirmohet vd ekja e parë në Irlandë nga Covid-19
Artikulli tjetërPandemia e fundit ka ndodhur në 1918/ Shifrat rekord të vde kjeve dhe të inf ektuarve në të gjithë botën