Në zbatim të urdhrit të qeverisë për mbrojtjen e shëndetit të popullatës nga infeksioni i shkaktuar nga COVID-2019, prej datës 9 mars, Bashkia e Durrësit po punon me intensitet maksimal në zbatimin e planit të masave që janë përcaktuar.
Advertisements
Ndërmarrjet e Bashkisë së Durrësit kanë kryer dez infektimin e rrugëve dhe hapësirave publike. Po kështu procesi i dez infektimit vijon në të gjithë institucionet publike si, prefektura, institucioni i ekz ekutimit të vendimeve pe nale, pallati i kulturës e ai i sportit, bashkia e të tjerë, teksa po kryhet dez infektimi i institucioneve shëndetësore e arsimore si spitali, qendrat shëndetësore, shkollat, kopshtet e çerdhet.
Ndërkohë bëhet thirrje që qytetarët të tregohen të kujdesshëm, të zbatojnë rregullat e higjenës personale dhe të gjithë udhëzimet e mjekëve dhe Ministrisë së Shëndetësisë
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!