“Kishte dy ditë që nuk flinte”, flet për herë të parë gruaja e Jan Prengës

Është zbuluar dëshmia e Marie Prengës, e cila është bashkëshorte e Jan Prengës, i cili u rrë mbye dhe u vr a në mesin e muajit Janar në zonën e Kamzës.

Advertisements

Ajo ka treguar se në ditën e rrëm bimit, ata kanë pirë kafen së bashku, dhe më pas janë kthyer në shtëpi, ku më pas Jani do të dilte sërish pasi kishte pasur punë në toka dhe në Bashki.

“Me Janin jam e martuar prej 27 vitesh dhe kemi 3 fëmijë. Me 17 janar rreth orës 7.30 dolëm me Janin dhe pimë një kafe ne lagje dhe u kthyem në shtëpi. Ai qëndroi disa kohë dhe doli duke më thënë se kishte punë tek toka në bashki dhe në bankë.

Advertisements

Në orën 10.30 fola sërish me të dhe më tha se sapo të mbaronte pune në Bashki do të kthehej në shtëpi.

Pas këtij moment nuk kam komunikuar me të. Dua të shtoj se Jani nuk kishte probleme më askënd dhe nuk kishte as borxhe vetëm një kredi që e paguante rregullisht.

Jani nuk kishte problem me alk olin si dhe nuk përdorte lëndë nar kotike. Vëllezërit e tij jetojnë në Angli dhe për Krishtlindje na vizitoi njëri prej tyre. Dy ditët e fundit, ai ishte shumë i shqetësuar, kishte pagjumësi, por për këto shqetësime nuk më tha asgjë”, shprehet Marie Prenga.

Nëna e 3 fëmijëve, shpjegon më tej se nuk ka parë asnjë mjet apo person të dyshimtë që ti ndiqte gjatë kohës që kanë qenë bashkë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakJonida Maliqi ‘tallet’ me ata që vendosin maskë mbrojtëse nga koronavirusi (Video)
Artikulli tjetërTe ntojnë të vje dhin me ar me në një banesë/ Arr estohen dy “skifterët” në Tiranë